Laureta Tragaj

Ankthi i nënës

Laureta-Tragaj-Ankthi-i-nenes

Vetem nese je i lire mund ta kuptosh madheshtine e qenies tende.Nese ajo rritet brenda teje askush nuk ka force ta shkul kete peme gjigante qe e mban brenda vetes.Per lirine e fituar nuk ekzsiston ndeshkimi, pasi nuk ekziston asnje arme qe te godas lirine.Ajo i gezohet ndryshimeve te here pas hershme duke kapluar nje pafundesi shtigjesh dhe serisht kthehet brenda teje duke te sjelle harene qe e ben boten te duket e pranuar.Atehere ti ndihesh i lumtur qe ke ushqyer brenda teje ndjesine e ndryshimeve te medha.

Dëgjo ritmin e zemrës

Laureta-Tragaj-Degjo-ritmin-e-zemres

Jam serisht i forte.Jam une, ndihem me i fuqishem se kurre.Qendrova dinjitoz perballe armikut, u perlesha me te.Luftova me stuhite dhe per cudi nuk me mbyten dallget e oqeanit te zemeruar.Jam serisht une, nje Odise i perplasur me shume brigje. Jam une, nje Odise, qe fati nuk rresht se enduri rrjeta gjigante qe te ngec ne to si nje insekt. Jam une, qe porsi nje Odise po sfidoj kurthet qe me ngre fati. Jam une nje Odise, nuk dorezohem por vazhdoj te kem kurajo dhe marre pjese ne lojen qe me ben fati tekanjoz. Po pres qe ai te lodhet se perndjekurmi dhe te kuptoje qe vazhdoj te jem nje kundershtar qe nuk rresht se stervituri, por hidhet ne beteje per te triumfuar, gjithmone me shpate ne dore!
Dashuria nuk mposhtet kurre dhe une jam mbartes i saj